Lajme Zone
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi fatal me 6 viktima në Greqi/ Tre të arrestuar, mes tyre një shqiptar. Grabitën bakrin në tubacionin e gazit


Shqiptari Kolian Ilia 34 vjeç është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen në shpërthimin e fuqishëm në lagjen Plaka të Athinës, më 25 shtator, ku humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe tre me origjinë shqiptare.

Shqiptari Kolian Ilia 34 vjeç është njëri prej tre personave të arrestuar në Greqi, të dyshuar për përfshirjen në shpërthimin e fuqishëm në lagjen Plaka të Athinës, më 25 shtator, ku humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe tre me origjinë shqiptare.

Kolian Ilia është arrestuar së bashku me dy shtetas grekë, të moshës 37 dhe 55 vjeç. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, tre të dyshuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në sistemin e furnizimit me gaz të një ndërtese, me qëllim vjedhjen e tubave të bakrit.

Kjo ndërhyrje dyshohet se shkaktoi dëmtimin e tubacionit dhe rrjedhjen e gazit natyror, i cili u grumbullua në ndërtesë dhe shpërtheu disa orë më vonë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 shtatorit, në rrugën Lysikratous, duke shkaktuar shembjen e godinës dhe gjashtë viktima. Gjatë ditës së sotme, tre të arrestuarit pritet të dalin përpara gjykatës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre. Ata përballen me akuza të rënda, përfshirë zjarrvënie dhe shkaktim shpërthimi me pasoja fatale, si dhe vrasje me dashje.

Mes gjashtë viktimave ishin edhe shtetasit me origjinë shqiptare po me shtetësi amerikane: Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet