Lajme Zone
Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg/ Disa të plagosur, bllokohet qarkullimi
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg/ Disa të plagosur, bllokohet qarkullimi

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në afërsi të stacionit qendror të trenit në Augsburg, Gjermani. Ngjarja ka shkaktuar disa të plagosur lehtë dhe ka vënë në lëvizje një operacion të gjerë të policisë.

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në afërsi të stacionit qendror të trenit në Augsburg, Gjermani. Ngjarja ka shkaktuar disa të plagosur lehtë dhe ka vënë në lëvizje një operacion të gjerë të policisë. Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një kalim të brendshëm të një godine pranë stacionit. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë ishte objekti që shkaktoi shpërthimin, ndërsa hetuesit kanë nisur punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Disa persona kanë marrë dëmtime të lehta, kryesisht si pasojë e valës së goditjes. Nga shpërthimi janë thyer gjithashtu disa xhama në ndërtesat përreth. Pas incidentit, policia ka izoluar zonën dhe ka mbyllur përkohësisht godinën e stacionit, ndërsa një nga linjat e trenave është pezulluar si masë sigurie. Pjesa tjetër e shërbimit hekurudhor vijon, ndërsa udhëtarëve u është kërkuar të përdorin hyrjet veriore dhe jugore të stacionit. Ngjarja ka sjellë gjithashtu kaos në qarkullimin rrugor dhe transportin publik. Disa akse pranë stacionit janë mbyllur, ndërsa autobusët, tramvajet dhe trenat po përballen me vonesa dhe ndërprerje të përkohshme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të shmangin zonën e stacionit deri në përfundimin e ndërhyrjes dhe verifikimeve të policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gjermani