Lajme Zone
Shpërthim në Kamëz! Vendoset lëndë plasëse në portën e një banese. Zbulohet emri i pronarit
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim në Kamëz! Vendoset lëndë plasëse në portën e një banese. Zbulohet emri i pronarit

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Bathores, në Kamëz, ku një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse është vendosur në portën e një banese.

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Bathores, në Kamëz, ku një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse është vendosur në portën e një banese. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ndërsa banesa është në pronësi të shtetasit Mariglen Lala, rreth 36 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb