Lajme Zone
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinën e një 65-vjeçari
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinën e një 65-vjeçari

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë. Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, duke shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

Reagimi i policisë: Lezhë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 00:05, shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar se ishte dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse çatia prej llamarine e një ndërtese që ai e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Top Channel