Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë. Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, duke shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar. Top Channel

