Vorë – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku në derën e banesës së shtetasit me inicialet F. Sh. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

