Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit. Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar dera e jashtme e subjektit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si është kryer shpërthimi dhe motivet e mundshme të tij. Fier/Informacion paraprak Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fier shperthim tritol

