Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit.
Sipas të dhënave të Policisë, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në derën e jashtme të rrethimit të një banese, në pronësi të shtetasit Sh. F., 69 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Hetuesit po mbledhin provat dhe dëshmitë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

