Lajme Zone
Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës, nis evakuimi i banorëve
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës, nis evakuimi i banorëve

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit.

Menjëherë pas ngjarjes, ka nisur evakuimi emergjent i banorëve të ndërtesës, raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur nxjerrjen e banorëve, duke ndërhyrë përmes shkallëve të ndërtesës.

Paraprakisht, dyshohet për persona të plagosur, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin apo gjendjen e tyre.

Në vendngjarje vijojnë operacionet e emergjencës, ndërsa priten të dhëna të tjera për shkaqet dhe pasojat e shpërthimit. Top Channel