Lajme Zone
Shpërthim i fortë në portin e Roterdamit, 1 i vdekur e disa të plagosur, pezullohet puna në disa kompani
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim i fortë në portin e Roterdamit, 1 i vdekur e disa të plagosur, pezullohet puna në disa kompani

Ngjarja ndodhi në portin e Roterdamit, në një rafineri dhe terminal karburantesh. Autoritetet po hetojnë shkaqet e shpërthimit.

Të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi të enjten në portin e Roterdamit në Holandë, porti më i madh i Europës. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi rreth mesditës në një rafineri dhe terminal karburantesh të kompanisë Gunvor Energy, në zonën industriale të portit. Autoritetet kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit. Mediat holandeze raportuan se në momentin e shpërthimit një ekip mirëmbajtjeje po punonte në një segment tubacionesh. LEXO EDHE:Lezhë/ Shpërthim me tritol në murin rrethues të një banese në Shënkoll! Nisin hetimet Shërbimet e emergjencës njoftuan gjithashtu për një ndërprerje të madhe të energjisë elektrike në port, ndërsa një transformator mori flakë në rrethana ende të paqarta. Si masë sigurie, disa kompani pezulluan aktivitetin dhe evakuuan punonjësit. Pak orë më vonë furnizimi me energji elektrike nisi të rikthehej gradualisht në zonën industriale, ku operojnë një numër i madh kompanish të sektorit të naftës dhe gazit. Deri tani nuk është konfirmuar nëse ndërprerja e energjisë kishte lidhje me shpërthimin. U.D/Shqiptarja.com TAG: hollande roterdam shperthim me tritol Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.2% Jo 51.9% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4430 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?