Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Shpërthen protestuesi: Rama burgos qytetarët si Kim Jong Un. Po spastron etnikisht Shqipërinë


Përpara GJKKO-së, ku do jepen masat e sigurisë për të arrestuarit në protestë, të shumtë janë qytetarët në mbrojtje të të prangosurve.

Përpara GJKKO-së, ku do jepen masat e sigurisë për të arrestuarit në protestë, të shumtë janë qytetarët në mbrojtje të të prangosurve. Një nga protestuesit tha për News24 se Rama është si Kim Jong Un. Qytetari theksoi se Rama po spastron etnikisht Shqipërinë. Protestuesit: Edi Rama burgos protestuesit si Kim Jong Un. Ka nisur edhe terrin informativ, duke bllokuar rrjetet sociale. Protestuesit janë marrë padrejtësisht, nuk kanë bërë asgjë. Dhunën e ka bërë policia. Protestuesit nuk kanë bërë asnjë akt vandal. Ne jemi të vjedhur, të shitur, jemi në fazën e spastrimit etnik nga Edi Rama. Ne duam të rrëzojmë qeverinë Rama, nuk duam ndryshime ministrash. Shqipëria duhet të bëjë një ndryshim të madh. Ne luftojmë për shtet dhe jo për pushtet. Por një diktator si Rama që intimidon e arreston protestuesit paqësorë, na ngelet vetëm t’i përgjigjemi. Kemi vendosur të dalim në mosbindje civile. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protestuesi qytetari