Rama-Gogu-Veliaj Përplasja Rama-Veliaj shpërthen hapur. Nga qelia e Fierit, kryebashkiaku akuzon kryeministrin për presione dhe kërcënime, duke publikuar shënimet e takimit me ministrin Toni Gogu. Veliaj pretendon se i është kërkuar të dorëzojë Bashkinë, të pranojë përfshirjen në protesta dhe të heqë dorë nga avokati. Lufta politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duket se ka shpërthyer hapur. Pas raportimeve për kërcënime në burgun e Fierit, Veliaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj Ramës, duke publikuar një letër të shkruar me dorë, ku paraqet versionin e tij për takimin me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
Përmes reagimit, Veliaj konfirmon se është përballur me presione dhe kërcënime për të hequr dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, ndërsa akuzon kryeministrin se qëndron pas transferimit dhe izolimit të tij në burgun e Fierit.
Kryebashkiaku e nis reagimin me një mesazh drejtuar socialistëve, duke theksuar se nuk ka ndërmend të sulmojë forcën politike ku bën pjesë, por nuk do të pranojë as cenimin e dinjitetit të tij. Nga ana tjetër, ai distancohet nga pretendimet e Kryeministrit se ai ka gisht te protestat. Madje ai i cilëson si halucinacione bolshevike.
“Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim. Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai. Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time. Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik”, shkruan ai. Nga “babai politik” te “kalbja në burg", a i dërgoi Rama ultimatum Veliajt përmes Toni Gogut? 2 Nëntor, 16:45 Më pas ai ka publikuar dhe shënimet që ka mbajtur nga takimi. Ministri e ka takuar në orën 22:30 të së premtes, pra jashtë çdo lloj orari zyrtar. Po ashtu, sipas tij, transferimi në Fier është urdhëruar nga Rama dhe çdo leje për spital apo për takime duhet të autorizohet prej kryeministrit. Po ashtu Rama i kërkon, sipas Veliajt, që detyrën e Kryebashkiakut t'ia delegojë Arbër Hajdarit. “E premte, ora 22:30
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja. R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
Prano përfshirjen me Flamingot - Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën”, thuhet në shënimet që ka mbajtur Veliaj. Letra e publikuar nga Veliaj Pra duket se lufta tani ka nisur. Që kur u arrestua Veliaj kishte mosmarrëveshje, por të dyja palët vepronin në qetësi. Duket se tani lufta është e hapur. Veliaj duket se nuk do të heshtë më. Të shohim nëse Rama do të dalë të flasë dhe të ketë kurajo të përballet, pasi nëse kërcënimet janë të vërteta, atëherë situata është alarmante.
ram veliaj dinjitet 666 screenshot 13 rama veliaj 4 Komente T Tiku 2 Nëntor 2026, 17:23 Këndshëm Përgjigjjuni v vk 2 Nëntor 2026, 17:41 Muhabet banditesh! Bravo o popull pellazg, trim e sypatrembur, qe dite per ke te votosh! Tani pijini lengun, se mishi mbaroi! Përgjigjjuni P Perfundimisht shtet leshi 2 Nëntor 2026, 18:08 Gogu mohoi qe te kete derguar kercenimet e kryeministrit. Po tani o Gogu-Gogu, se nuk eshte drejtesia lule shtogu.... Përgjigjjuni e elq 2 Nëntor 2026, 18:09 O toniii Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike A u kërcënua Veliaj në qeli? Plarent Ndreca: Ju kërkua dorëheqja dhe të pranojë se ka gisht te 'Flamingot' 2 Nëntor 2026, 17:0217:02Politike Nga “babai politik” te “kalbja në burg", a i dërgoi Rama ultimatum Veliajt përmes Toni Gogut? 2 Nëntor 2026, 16:4516:45Politike Boshti ballkanik i humbësve: Çfarë po kurdisin Orban dhe Vuçiç? 2 Nëntor 2026, 15:4015:40Politike Përplasje për taksat e reja, Tabaku kundër qeverisë: Po rëndoni biznesin e vogël, faturën do ta paguajnë qytetarët 2 Nëntor 2026, 14:5914:59Politike Përplasje të ashpra në Komisionin e Kulturës, Zhupa kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore 2 Nëntor 2026, 14:4514:45Politike Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama i premton punësime në administratë 2 Nëntor 2026, 14:0114:01Politike

