Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, në një pikë karbuaranti në zonën e Brrylit. Sipas burimeve, shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një prej depozitave të karburantit, duke shkaktuar edhe shembjen e një godine njëkatëshe pranë pikës së karburantit. Si pasojë e incidentit, tre punonjës kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, ndërsa vijojnë veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.
