Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine në pikën e karburanti ‘Eida’ mes 2 pallateve te Brryli, plagosen 3 punëtorë! Shemben edhe zyrat (VIDEO)


Tiranë - Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën e karburantit “Eida”. Ngjarja është regjistruar në një zonë të populluar, ku ndodhen edhe disa pallate në afërsi të pikës së karburantit. Sipas policisë bombola e gazit ku furnizohen makinat ka shpërthyer, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar. LEXO edhe...Drejtori i zjarr

Tiranë - Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën e karburantit “Eida”. Ngjarja është regjistruar në një zonë të populluar, ku ndodhen edhe disa pallate në afërsi të pikës së karburantit. Sipas policisë bombola e gazit ku furnizohen makinat ka shpërthyer, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar. LEXO edhe...Drejtori i zjarrfikëses: Shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit! Pati dhe rrjedhje gazi (VIDEO) Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar edhe tre punonjës të karburantit, të cilët ndodhen te Trauma jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë si pasojë e shpërthimit është shembur godina njëkatëshe e objektit. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes,për zbardhjen e plotë të rrethanave. "Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit" njoftoi sot policia. Lajm ne perditesim... Share Ora 09:53 Drejtori i zjarrfikëses: Shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit! Pati dhe rrjedhje gazi (VIDEO) Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës tha se shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit ‘Eida’. Në një prononcim për mediat Goxhaj tha pati edhe rrjedhje gazi dhe për këtë arsye në objekt shpërtheu edhe një zjarr që vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t'u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj. Share Ora 09:25 Report Tv siguron pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në zonën e ‘Brrylit’.Siç shihet nga video e mësipërme një pjesë e makinës nga pas është djegur, ndërsa xhami është thyer.Forcat zjarrfikëse dhe policia ende në vendngjarje. Share Ora 08:03 Çfarë ka mbetur pas shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në Tiranë Shpërthimi te karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë solli plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihen mbetje dhe materiale të shpërndara kudo si pasojë e shpërthimit.Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara.Ndërkohë në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara dhe të shkatërruara. Share Xh.K/ReportTv.al shperthim karburant Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2432 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?