Lajme Zone
Shpërndarje kokaine me mesazhe në WhatsApp, dënohet me burg familja shqiptare në Britani! Deri në 9 mijë paund fitim në natë, ndëshkohen edhe shpërndarësit (EMRAT + FOTO)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërndarje kokaine me mesazhe në WhatsApp, dënohet me burg familja shqiptare në Britani! Deri në 9 mijë paund fitim në natë, ndëshkohen edhe shpërndarësit (EMRAT + FOTO)

Rezart Balesi e përdorte restorantin e tij të vogël, Village Bistro në Vernon Street, Greenmount, Bury, si bazë për operacionin. Djali dhe vëllai i tij kontrollonin një linjë telefonike “për shitjen e drogës”, duke marrë porosi për kokainë dhe më pas duke udhëzuar shpërndarësit e besuar që të kryenin dorëzimet.

Një familje shqiptare në Britani, e akuzuar për shpërndarje droge përmes WhatsApp-it, është dënuar me burg. 7 vite e 6 muaj burg caktoi gjykata për 44-vjeçarin Rezart Balesi që u përshkrua si figura kryesore e trafikut të drogës. Djali i tij, Joshua, 22 vjeç, u dënua me 4 vite, kurse vëllai, Refail, 39 vjeç, me 5 vite e 3 muaj. LEXO edhe...Britani e Madhe/ Nigel Farage në telashe, akuzohet për financime të paligjshme për partinë e tij Sipas mesazheve, grupi arrinte të fitonte deri në 9,000 paund brenda një nate. Balesi e përdorte restorantin e tij të vogël, Village Bistro në Vernon Street, Greenmount, Bury, si bazë për operacionin. Djali dhe vëllai i tij kontrollonin një linjë telefonike “për shitjen e drogës”, duke marrë porosi për kokainë dhe më pas duke udhëzuar shpërndarësit e besuar që të kryenin dorëzimet. I biri, Joshua, ishte vetëm 18 vjeç kur u përfshi në këtë veprimtari, gjë për të cilën gjyqtarja iu drejtua se “duhet të ishte një turp” për të atin. Shpërndarësit e drogës, Fatos Vrenezi, 53 vjeç, dhe Lorenzo Canovi, 48 vjeç, u dënuan përkatësisht me 4 vjet dhe 37 muaj burg. Immanuel Lumaj, 30 vjeç, u dënua me 3 vjet e 9 muaj burg, ndërsa Fjoraldo Lukaj, 31 vjeç, mori një dënim prej 3 vjetësh e 6 muajsh dhe do të dëbohet nga vendi. Antonino Precaj, 33 vjeç, u dënua me 27 muaj burg për rolin e tij në një episod të veçantë për kultivimin e kanabisit, ku ishte i përfshirë edhe Joshua. Puna e rrjetit besohet se është shtrirë gjatë periudhës maji 2024 deri në mars 2026. Prokurorët thanë se ishte e vështirë të përcaktohej përmasa e vërtetë e trafikut të drogës, por provat treguan se në disa ditë kryheshin dhjetëra shitje kokaine. Një ekspert vlerësoi se gjatë një periudhe tremujore ishin shpërndarë rreth 790 gramë kokainë. Gjithashtu, në disa mesazhe flitej për blerjen e kokainës në sasi të mëdha për 36 mijë paund./Daily Mail Rezart Balesi, Refail Balesi, Joshua Balesi, Fatos VreneziAntonino Precaj, Fjoraldo Lukaj, Imanuel Lumaj, Lorenzo Canovi P.J/ReportTv.al rezart balesi shqiptaret ne britani Britani e Madhe joshua balesi refail balesi Fatos Vrenezi Lorenzo Canovi Immanuel Lumaj Antonino Precaj Fjoraldo Lukaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.3% Të gabuar 20.7% Nuk e di 4% Vota total: 2032 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?