Lajme Zone
Shpërndanin drogë me një makinë në Mykonos/ Në pranga dy shqiptarët, Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro. Zbulohen identitetet
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërndanin drogë me një makinë në Mykonos/ Në pranga dy shqiptarët, Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro. Zbulohen identitetet

Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 44 vjeç, të identifikuar si Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora, u arrestuan dje pasdite në Mykonos nga oficerët e policisë së Nëndrejtorsë së Policisë së Mykonosit, dhe ndaj tyre u ngrit një çështje penale për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 44 vjeç, të identifikuar si Petrit Myzyri nga Berati dhe Daniel Dhamaj nga Vlora, u arrestuan dje pasdite në Mykonos nga oficerët e policisë së Nëndrejtorsë së Policisë së Mykonosit, dhe ndaj tyre u ngrit një çështje penale për posedim, ruajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Siç u përcaktua, pas një hetimi të plotë të provave dhe mbikëqyrjes diskrete policore të terrenit, autorët po trafikonin së bashku drogë, një sasi të madhe të së cilës e fshehën në një makinë private të parkuar që po e përdornin si “transportuese”. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre kriminal, u organizua një operacion policor, në kuadër të të cilit u identifikuan me radhë autorët e krimit, dhe në kontrollet e kryera në një banesë, në një motoçikletë dhe dy makina private që ata po përdornin, u gjetën dhe sekuestruan 365.8 gramë MDMA të ndarë në 6 pako, 76.3 gramë kokainë rozë, e ndarë në 19 pako, 36.5 gramë kokainë të ndarë në 41 pako, 36 ilaçe tableta farmaceutike, pa recetë, 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të fituara nga trafikimi i drogës, 3 telefona celularë, peshore precize, materiale paketimi. Top Channel