Shpejtësia mbi normat e lejuara vijon të jetë shkelja më e përhapur në rrugët e qarkut të Shkodrës. Gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, Policia Rrugore ka ndëshkuar 471 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara gjatë sezonit veror. Monitorimi është kryer me dronë, radarë dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve. LEXO edhe...Bilanci i një jave, 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta prej mbarimit të pikëve (VIDEO) Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe është arrestuar një drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht një tjetër për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Gjithashtu është pezulluar një leje drejtimi. Në total janë vendosur 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Përveç 471 masave për shpejtësi, janë vendosur 72 masa për parakalime të gabuara, 329 për ndalim ose qëndrim të gabuar, 57 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 266 masa për shkelje të tjera. Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Qytetarët ftohen gjithashtu të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112. U.D/ReportTv.al Shkoder policia rrugore Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4046 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

