Lajme Zone
Shpallet në kërkim shqiptari në Angli, dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal dhe u largua nga vendngjarja
Të tjeraTop Channel

Shpallet në kërkim shqiptari në Angli, dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal dhe u largua nga vendngjarja

Policia e West Midlands në Britani ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e 45-vjeçarit shqiptar Fitim Leshi, i dyshuar për përfshirje në një aksident fatal në Birmingham.

Policia e West Midlands në Britani ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e 45-vjeçarit shqiptar Fitim Leshi, i dyshuar për përfshirje në një aksident fatal në Birmingham. Sipas policisë, Leshi, banues në Birmingham, është i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me një aksident ku një person humbi jetën.

Rasti po hetohet si “hit-and-run”, pasi drejtuesi i automjetit dyshohet se është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.

Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e 45-vjeçarit të kontaktojnë policinë në numrin 101.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë. Top Channel