Vetëm pak muaj para se të fitonte lirinë pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke, Alket Rizai është shpallur sërish në kërkim. Ai nuk u rikthye në burgun e Dhomokosit pas përfundimit të lejes së posaçme, duke vënë në lëvizje policinë greke. Sipas autoriteteve greke, Rizai duhej të paraqitej në burgun e Dhomokosit këtë mëngjes, në orën 08:00, pasi i kishte përfunduar leja. Por ai nuk është paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit. Mungesa e tij vjen vetëm dy ditë pas një incidenti të regjistruar në një lokal, ku Rizai dyshohet se është përfshirë në një konflikt me badigardët e një prej lokaleve. Policia greke ka përdorur pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin e tij. Pas konstatimit se nuk ishte rikthyer në burg, autoritetet kanë aktivizuar kërkimet për gjetjen e tij. Alerti për Alket Rizain është shpërndarë në të gjitha rajonet policore të Greqisë, ndërsa njoftimi është dërguar edhe në pikat kufitare hyrëse dhe dalëse të vendit, me qëllim parandalimin e largimit të tij nga territori grek. Rizai ndodhej në muajt e fundit të dënimit dhe pritej të lirohej brenda një periudhe të shkurtër. Pas më shumë se 25 vitesh të kaluar në burgjet greke, ai pritej të përfnte dënimin.
