Lajme Zone
Shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Sot, më 17 nëntor 2026, Gjykata Speciale shqiptoi Aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Sot, më 17 nëntor 2026, Gjykata Speciale shqiptoi Aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Kjo çështje gjyqësore kishte të bënre me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik. Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Christopher Gosnell. Të pranishëm gjatë seancës ku u shqiptua aktgjykimi ishin të pesë të akuzuarit. /Telegrafi/ Postet: Mbylle 17/11/2026 • 11:44Aktgjykimi për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit – njoftimi i plotë i Gjykatës Speciale17/11/2026 • 11:18Hajredin Kuçi dënohet me një muaj burgim me kusht për mosbindje ndaj gjykatës17/11/2026 • 11:15Gjykata Speciale shpall vendim lirues për Isni Kilajn17/11/2026 • 11:13Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj nga Gjykata Speciale17/11/2026 • 11:12Bashkim Smakaj dënohet me 12 muaj burgim17/11/2026 • 11:09Hashim Thaçi shpallet fajtor për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim17/11/2026 • 10:19Nis seanca - Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”17/11/2026 • 09:46Thaçi dhe të tjerët - historiku i çështjes dhe përmbledhje e akuzave në rastin e pengimit të drejtësisë17/11/2026 • 09:45Thaçi dhe të tjerët - historiku i çështjes dhe përmbledhje e akuzave në rastin e pengimit të drejtësisë17/11/2026 • 09:42Akuzat ndaj Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike17/11/2026 • 09:36Për çka akuzohen Smakaj, Kilaj dhe Fazliu17/11/2026 • 09:35Për çka akuzohet Thaçi?17/11/2026 • 09:24Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Kuçi ishin deklaruar të pafajashëm17/11/2026 • 09:21Aktakuza për pengim të drejtësisë, Prokuroria kërkoi 6 vjet burgim për Thaçin - nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn dhe 9 muaj për Kuçin 15 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 17/11/2026 • 11:44Aktgjykimi për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit – njoftimi i plotë i Gjykatës Speciale Sot, më 17 nëntor 2026, Gjykatës Speciale shqiptoi Aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik n]]ë lidhje me një gjykim tjetër në këtë Gjykatë (Thaçi dhe të tjerët, i njohur si Çështja 6) në të cilin Thaçi ishte i pandehur dhe përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Hashim Thaçin u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Ai u dënua me 17 muaj burgim që do të kryhet veças nga cilido dënim tjetër i shqiptuar për fajësinë e tij në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët.Bashkim Smakaj u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë dhe për ndihmë në mosbindje ndaj gjykatës, për të cilat u dënua me 12 muaj burgim. Duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes e konsideroi dënimin të shlyer dhe ai u lirua.Fadil Fazliu u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë dhe për ndihmë në mosbindje ndaj gjykatës, për të cilat u dënua me 12 muaj burgim. Duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes e konsideroi dënimin të shlyer dhe ai u lirua.Hajredin Kuçi u shpall fajtor për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës, për të cilën u dënua me kusht me një muaj burgim që do të konsiderohet i kryer pas një viti, në qoftë se ai nuk kryen asnjë vepër tjetër penale sipas Kodit Penal të Kosovës, gjatë asaj periudhe.Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për akuzat kundër tij. 17/11/2026 • 11:18Hajredin Kuçi dënohet me një muaj burgim me kusht për mosbindje ndaj gjykatës Gjykata Speciale e ka dënuar me një muaj burgim me kusht Hajredin Kuçin për mosbindje ndaj Gjykatës.Kuçi ishte njëri nga pesë të akuzuarit në këtë proces gjyqësor, së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun. 17/11/2026 • 11:15Gjykata Speciale shpall vendim lirues për Isni Kilajn Gjykata Speciale shpall vendim lirues për Isni Kilajn Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj Isni Kilajt.Kilaj ishte duke u akuzuar për veprën penale të tentativës për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, e cila figuron në pikën 14 të aktakuzës, raporton Telegrafi.Po ashtu, ai është shpallur fajtor për veprën penale të mosbindjes ndaj gjykatës, të përfshirë në pikën 15 të aktakuzës, në kuadër të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike. Por, nga periudha e kaluar në para burgim, Kilaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata Speciale. 17/11/2026 • 11:13Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj nga Gjykata Speciale Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj Fadil Fazliut, duke e dënuar atë me 12 muaj burgim për dy vepra penale, por shkaku i qëndrimit në burg nga dhjetori i vitit 2024, Fazliu ka kryer këtë dënim, raporton Telegrafi.Fazliu është shpallur fajtor për veprën penale të tentativës për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, e cila figuron në pikën 16 të aktakuzës. 17/11/2026 • 11:12Bashkim Smakaj dënohet me 12 muaj burgim Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Meqenëse i ka kaluar më shumë se 12 muaj paraburgim, ai do të lirohet menjëherë. Gjykatësi Kristofer Gosnel tha Smakaj është shpallur fajtor për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare si dhe për mosbindje ndaj gjykatës. 17/11/2026 • 11:09Hashim Thaçi shpallet fajtor për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për veprën për pengimin e drejtësisë dhe ndikimin në dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte. Ai është dënuar me 17 muaj burgim. 17/11/2026 • 10:19Nis seanca - Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë” Ka nisur të mbahet seanca e Gjykatës Speicale, ku do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarit e tij. Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Speciale lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët. 17/11/2026 • 09:46Thaçi dhe të tjerët - historiku i çështjes dhe përmbledhje e akuzave në rastin e pengimit të drejtësisë Thaçi dhe të tjerët - historiku i çështjes dhe përmbledhje e akuzave në rastin e pengimit të drejtësisëAktakuza kundër Hashim Thaçit, Hajdredin Kuçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u bë publike më 6 dhjetor 2024. Aktakuza e konfirmuar e ndryshuar u dorëzua më 16 prill 2025.Sipas Aktakuzës, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave më vete dhe të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial për dëshmitarë të Prokurorisë, dhe, së bashku me ta, si dhe me individë të tjerë të paakuzuar, tentoi të ndikonte në dëshmitë e disa dëshmitarëve me qëllim që të pengonte zyrtarët e DHSK-së në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Në Aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi ra në marrëveshje me Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me një urdhër që e ndalontë një veprim të tillë, përveçse në përputhje me disa procedura të caktuara. Lajmi i plotë këtu: 17/11/2026 • 09:45Thaçi dhe të tjerët - historiku i çështjes dhe përmbledhje e akuzave në rastin e pengimit të drejtësisë Aktakuza kundër Hashim Thaçit, Hajdredin Kuçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u bë publike më 6 dhjetor 2024. Aktakuza e konfirmuar e ndryshuar u dorëzua më 16 prill 2025.Sipas Aktakuzës, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave më vete dhe të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial për dëshmitarë të Prokurorisë, dhe, së bashku me ta, si dhe me individë të tjerë të paakuzuar, tentoi të ndikonte në dëshmitë e disa dëshmitarëve me qëllim që të pengonte zyrtarët e DHSK-së në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Në Aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi ra në marrëveshje me Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me një urdhër që e ndalontë një veprim të tillë, përveçse në përputhje me disa procedura të caktuara. Lajmi i plotë këtu: 17/11/2026 • 09:42Akuzat ndaj Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike Gjykata Speciale ndaj Hajredin Kuçit ka ngritur dy akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike. Akuzat janë ngritur për mosbindje ndaj gjykatës. 17/11/2026 • 09:36Për çka akuzohen Smakaj, Kilaj dhe Fazliu Referuar aktakuzës së Gjykatës Speciale, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu janë akuzuar secili me nga një akuzë për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe me një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës. 17/11/2026 • 09:35Për çka akuzohet Thaçi? Në aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale bëhet e ditur se kundër Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. 17/11/2026 • 09:24Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Kuçi ishin deklaruar të pafajashëm Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi janë deklarur të pafajshëm, në paraqitjen e tyre në shkurt të këtij viti. Lajmin lidhur me deklarimin e tyre mund ta lexoni këtu: 17/11/2026 • 09:21Aktakuza për pengim të drejtësisë, Prokuroria kërkoi 6 vjet burgim për Thaçin - nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn dhe 9 muaj për Kuçin Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në fjalën përfundimtare në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut nga 3 vjet burigm, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim.Prokurori Prokuroria kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës.“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh për dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon i nderuari gjykatës që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burg, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burg, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë dënimi tjetër që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë nga Prokuroria.