Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në “Facebook” një tjetër rast skandaloz në Lushnjë. Korreshi ka publikuar pamje të ambienteve të jashtme e të brendshme të njësisë administrative Ballagat. Ai shprehet se ajo që po bën qeveria është një palo reformë. Sipas tij, edhe në Gaza nuk e sheh këtë realitet. “E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze?”, pyet deputeti. Siç duket qartë dhe nga pamjet e publikuara nga vetë deputeti, kushtet në këtë njësi administrative janë skandaloze. Postimi i deputetit të PD, Saimir Korreshi
Palo Reforma Territoriale!
Ju ftoj të shihni pamjet nga Njësia Administrative Ballagat!!
Skandal, as në Gaza nuk ka kështu. E si mund të merret shërbim në këto kushte skandaloze. Jam i shokuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ballagat Lushnje njesia administrative saimir korrreshi

