Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Mjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës, por dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit pasi e ka zënë gjumi gjatë drejtimit.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, një grua dhe një fëmijë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

