Lajme Zone
Shoferi shqiptar tapë, përfundon në tavernë me gjithë makinën!
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shoferi shqiptar tapë, përfundon në tavernë me gjithë makinën!

Një 45-vjeçar shqiptar, në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident të pazakontë në Selanik të Greqisë, pasi humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi brenda një taverne. Si pasojë e përplasjes, tre persona që ndodheshin në lokal mbetën të plagosur, ndërsa ambientet e biznesit pësuan dëme të konsiderueshme materiale.

Një 45-vjeçar shqiptar, në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident të pazakontë në Selanik të Greqisë, pasi humbi kontrollin e automjetit dhe përfi brenda një taverne. Si pasojë e përplasjes, tre persona që ndodheshin në lokal mbetën të plagosur, ndërsa ambientet e biznesit pësuan dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në zonën e Evosmos, në rrugën Agamemnonos. Automjeti doli nga rruga dhe u fut brenda tavernës, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin aty. Tre klientët e plagosur morën ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autoritetet greke nisën hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin shqiptar të automjetit. Sipas mediave greke, testet e alkoolit zbuluan se ai kishte konsumuar alkool në nivele shumë më të larta se kufiri i lejuar. Dy matjet rezultuan përkatësisht 0.77 mg/l dhe 0.74 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.25 mg/l.