Lajme Zone
“Shoferi humbi rrugën”, detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarët e Kosovës
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Shoferi humbi rrugën”, detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarët e Kosovës

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën tre shtetasve shqiptarë nga Kosova, pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën tre shtetasve shqiptarë nga Kosova, pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

I afërmi i viktimave, Fatmir Beqiri, ka treguar se viktimat, Ejup Tërnava, i cili drejtonte automjetin, së bashku me bashkëshorten e tij, kishin udhëtuar drejt aeroportit të Shkupit për të marrë motrën e tij. Por rruga e kthimit do të kthehej në një tragjedi, pasi automjeti i tyre u përfshi në aksidentin fatal.

Sipas Beqirit, kontakti i fundit me familjarët është regjistruar rreth orës 22:38, përmes kamerave të sigurisë së autoriteteve maqedonase, ndërsa më pas humbën çdo gjurmë.

“Ejupi si shofer e ka humbur rrugën, ka hyrë në një rrugë qorre dhe prej aty ka ndodhur ajo që ka ndodhur”, është shprehur Beqiri, duke shtuar se informacionet e publikuara deri tani janë të sakta dhe nuk bëhet fjalë për spekulime.

Ai ka ngritur gjithashtu dyshime për mungesën e sinjalistikës rrugore në vendin ku ndodhi aksidenti. Sipas tij, në zonë nuk kishte shenja orientuese që mund të ndihmonin drejtuesit e mjeteve.

“Unë jam ndër të parët që kam shkuar personalisht atje dhe nuk kam parë asnjë shenjë, asnjë sinjalistikë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Beqiri në një lidhje telefonike për T7.

Ndërkohë, Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut është angazhuar për procedurat e nevojshme dhe transportimin e trupave të viktimave drejt vendlindjes së tyre. Aksidenti ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe ka tronditur opinionin publik në Kosovë.