Foto ilustruese Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një 39-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri i tij 48-vjeçar. Sipas policisë, automjeti i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale G. Gj., është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç. Uniformat blu njoftojnë se, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Policia thekson se, grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi i Policisë: "Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit."/CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

