Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga aksi i ri rrugor Berat-Ballaban-Këlcyrë. Sipas kreut të qeverisë ky aks pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të ndikojë në zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës. Projekti synon të përmirësojë lidhjen mes disa zonave të vendit, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të komuniteteve përgjatë këtij aksi. LEXO EDHE:Asambleja e PS, gazetari zbulon diskutimet jashtë kamerave për protestat: Rama u tha ‘jeni kënaqur me sulmet ndaj Ballës’ “Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Xh.K / K.Ta K.Ta Shqiptarja.com TAG: Berat kelcyre edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62% Të gabuar 27.6% Nuk e di 10.4% Vota total: 4279 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
