Lajme Zone
Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar

GOLEM- Policia e Kavajës ka arrestuar administratorin dhe katër punonjës të një resorti në Golem, të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

GOLEM- Policia e Kavajës ka arrestuar administratorin dhe katër punonjës të një resorti në Golem, të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në pranga u vunë administratori i resortit, shefi i financës,, shefi i sigurisë, si dhe dy punonjës të sigurisë: Saimir Ndreca, Zaho Jaçaj, Artan Kasa, Hamid Sula, Bujar Agolli

Sipas hetimeve paraprake, pesë personat dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 18 korrik 2026 kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të resortit në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët po ushtronin detyrën e tyre. Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës.

Grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për zbardhjen e plotë të rastit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet arrestimGolem