Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur për Reformën Territoriale.
Sipas Berishës, mazhoranca kërkon të heqë 15 bashki dhe të ketë në dorë vendin me qëllim shpopullimin. “Reforma Territoriale ka ngjallur një pakënaqësi të madhe. U tërhoq në mënyrë të anshme, të padenjë, paraqiti në Parlament një raport që nuk e paraqiti në komision. Me krimin kundër shqiptarëve nuk ndalen, do të heqë edhe 15 bashki të tjera në vendin më malor të Europës, një vend që 80 % të sipërfaqes e ka male dhe kodra kërkojnë ta përqendrojnë në pëllëmbën e zezë të dorës për qëllime shpopullimi dhe pasurimi”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

