Lajme Zone
Shkozet, zjarr në një magazinë/ Flakët jashtë kontrollit, këputen linjat e tensionit të lartë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Shkozet, zjarr në një magazinë/ Flakët jashtë kontrollit, këputen linjat e tensionit të lartë

Situata nga zjarri në zonën e Shkozetit vijon të mbetet kritike, ndërsa flakët ende nuk janë vënë nën kontroll. Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar të gjithë zonën, duke vështirësuar dukshmërinë dhe qarkullimin.

Për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor “Martin Camaj”, në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e tjera përgjegjëse, ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, shuarjen e zjarrit, garantimin e sigurisë dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet