Lajme Zone
Shkodra pa ujë në mes të verës: “Në 2026 ende luftojmë për gjërat bazë”
EkonomiJOQ Albania

Shkodra pa ujë në mes të verës: “Në 2026 ende luftojmë për gjërat bazë”

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim për mungesën e ujit të pijshëm në banesën e tij, në një kohë kur temperaturat e larta kanë përfshirë vendin.

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim për mungesën e ujit të pijshëm në banesën e tij, në një kohë kur temperaturat e larta kanë përfshirë vendin.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetari hap rubinetin dhe tregon se uji nuk rrjedh, ndërsa shpreh shqetësimin për situatën e krijuar.

“Përshëndetje JOQ… Mund ta dimë çfarë dreqin po bëhet me ujin në Shkodër? Po qelbemi në këto temperatura. Mirë që dritat ikin sipas qejfit, po të paktën të kemi ujë për të pirë dhe për t’u larë”, shprehet ai në video.

Qytetari ngre shqetësimin për mungesën e shërbimeve bazë dhe kërkon ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, duke e lidhur situatën edhe me investimet publike.

“Sa bëjnë miliona euro investime? Të investohet në këto gjëra të nevojshme që janë uji dhe drita. Ju lutem publikoje, bëj diçka se u mbaruam pa ujë, është 2026”, vijon ai.

Sipas denoncuesit, mungesa e ujit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike po e vështirësojnë jetën e banorëve, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës.

JOQ Albania publikon shqetësimin e qytetarit dhe mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet përgjegjëse për furnizimin me ujë dhe energji në Shkodër lidhur me situatën e raportuar. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)