Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ shtetasin K. F., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, ka hyrë në një fushë sporti (kalçeto), në Shkodër, dhe i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllim vrasjen e tij. Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim shtetasit F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 12.10.2026, në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

