Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje. 62-vjeçari Shqefen Ziçi ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, në derën e shtëpisë. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga. Mësohet se kur blutë e Shkodrës kanë shkuar për ta arrestuar, nuk ka bërë rezistencë. Arma e krimit është sekuestruar. LEXO edhe...Kompozitori me famë botërore Aldo Shllaku sjell në Shkodër 'magjinë' e muzikës së Hollywood-it Në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur persona të tjerë në rrugë. Banorët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk i kanë dhënë rëndësi. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al bardhee zici vrasje Shkoder shqefen zici Komento Komente Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11732 Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?

