Shkodër - Tre persona janë arrestuar në flagrancë, pasi iu gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë gjatë qëndrimit në një lokal në Shkodër. Të arrestuarit janë identifikuar si Elzner Kurmemaj 42 vjeç, Albion Idrizi 18 vjeç dhe Indrit Avdyli 18 vjeç. LEXO edhe...Iu gjet pushka në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari në Mat, kishte precedent për armë pa leje ( VIDEO) Njoftimi i policisë Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar " SIGURIA". Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 42 vjeç, banues në Shkodër; A. I., 18 vjeç, banues në Shkodër; I. A., 18 vjeç, banues në Londër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen "Vasil Shanto", në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një doze të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, në momentin e kontrollit, së bashku me shtetasin E. K. ndodheshin shtetasit A. I. dhe I. A., të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al Indrit Avdyli Albion Idrizi Elzner Kurmemaj droge armembajtje pa leje Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.6% Jo 28.9% Nuk e di 6.4% Vota total: 1884 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
