Rruga që të çon drejt shkollës “Tringë Smajli” në Grudë të Re, në Bashkinë Shkodër, vijon të jetë prej vitesh në gjendje të amortizuar, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe veçanërisht për prindërit që çdo ditë shoqërojnë fëmijët e tyre. Banorët thonë se me afrimin e dimrit dhe reshjeve të shiut, kalimi në këtë rrugë bëhet edhe më i vështirë. Sipas tyre, situata përsëritet çdo vit, ndërsa fëmijët detyrohen të shkojnë në shkollë me çizme për shkak të baltës dhe vështirësisë për të kaluar.Lexo edhe:Mallakastër/ Rruga e amortizuar izolon Çërrilën, banorët: Po braktiset fshati Rruga vijon të jetë prej vitesh në të njëjtën situatë, ndërsa banorët shpresojnë që këtë herë shqetësimi i tyre të marrë një zgjidhje konkrete.

