Një 23-vjeçare është dhunuar në banesën e saj fizikisht nga dy persona. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve 23-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia Shkoder

