Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi dyshohet se ishte bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 78 bimëve kanabis. I arrestuari është Ndue Nikaj, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndën e dyshuar narkotike. Ndërkohë kanë vijuar hetimet identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. LEXO edhe...E fshehur brenda çantës në derën e pasme të furgonit, kapet 1 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit! Arrestohet 56-vjeçari (EMRI+ VIDEO) Njoftimi i policisë: Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni i koduar “Vila”,si rezultat i disa muajve hetime me metoda proaktive për dokumentimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. I dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë Cannabis Sativa dhe 78 bimëve Cannabis Sativa, identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune intensive hetimore disamujore, të kryer me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “Vila”. Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua dhe u ndalua shtetasi N. N., 57 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kg e 240 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe në kultivimin e 78 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që janë gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.10.2026, në fshatin Vilë, njësia administrative Temal. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al Ndue Nikaj Shkoder vau i dejes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.6% Veliajn 23.1% Asnjërin 21.3% Vota total: 545 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

