Lajme Zone
Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër/ Dyshohet se do t’i bënin atentat Preng Gjinit, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim! Policia gjen eksploziv të lidhur me celular (EMRAT)

Sipas burimeve Buraku ka deklaruar eksplozivin ia ka lënë në makinë shoku i tij Eduart Përgjoka, i shpallur në kërkim. Në banesën e Përgjokës blutë gjetën disa telefona celularë, karta Sim dhe kapsolla detonatore. Në celularin e Euglen Burakut është gjetur në telefon fotoja e Preng Gjinit.

Policia e Shkodrës ka arrestuar Euglen Buraku në Vaun e Dejës, nën dyshimin për një atentat të mundshëm ndaj Preng Gjinit. Sipas burimeve ai është ndaluar në Vaun e Dejës disa ditë më parë. Nga kontrolli i automjetit, blutë gjetën një sasi lënde plasëse e lidhur me celular. Sipas burimeve Buraku ka deklaruar se ia ka lënë në makinë shoku i tij Eduart Përgjoka, i shpallur në kërkim. Në banesën e Përgjokës blutë gjetën disa telefona celularë, karta Sim dhe kapsolla detonatore. Në celularin e Euglen Burakut është gjetur fotoja e Preng Gjinit, për të cilin ka deklaruar fillimisht se e kishte kushëri, gjë e cila ka rezultuar më pas e rreme. Po ashtu i është gjetur dhe fotoja e një biznesmeni (ndërtues) për të cilën Buraku ka thënë se nuk e njihte, por ia kishte dërguar Përgjoka. LEXO EDHE:Plagosja me thikë e 32-vjeçarit brenda poliklinikës në Shkodër, babë e bir paraqiten në Gjykatë për masën e sigurisë Të njëjtat burime bëjnë me dije se Preng Gjini jeton jashtë vendit, por ditët e fundit kishte hyrë në Shqipëri dhe dyshohet se po mbahej në vëzhgim. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në 2020-ën 56-vjeçari i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar mbi urën e Selitës. Në atë kohë makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës. Shpërthimi ndodhi ndërsa ai ishte duke udhëtuar. Atentati para 6 vitesh mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por Gjini e ka mohuar këtë fakt. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019. Armando Gjini, i kishte shpëtuar më parë dhe një atentati me tritol, pasi fatmirësisht arriti ta pikasë në kohë lëndën eksplozive. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: preng gjini atentat Shkoder Euglen Buraku Eduart Përgjoka Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 69.5% I gabuar 21.2% Nuk e di 9.3% Vota total: 151 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?