Sulmet kundër Iranit "do të vazhdojnë derisa unë të them mjaft". Në intervistën për Fox News, presidenti Donald Trump ka theksuar se "herët a vonë" Shtetet e Bashkuara do të godasin objektivat e sektorit energjetik. "Energjinë do ta lë për në fund. Javën e ardhshme do të godasim termocentralet dhe urat. Do t'i shkatërrojmë të gjitha urat e tyre, përveçse nëse ulen në tryezën e negociatave.", theksoi Trump. Ngushtica e Hormuzit është e hapur, por jo për Iranin, tha presidenti amerikan duke shtuar se ngushtica është e hapur për ata që duan ta kalojnë. LEXO EDHE:Botërori 2026/ Spanja i jep leksion futbolli Francës, iberikët fitojnë 0-2 dhe bëhen skuadra e parë finaliste "Zyrtarët amerikanë folën sot me Iranin: i thanë Teheranit se do të ishte më mirë të arrinte një marrëveshje”, vijoi ai duke e përkufizuar si zgjidhjen “e vetme” për Iranin. Por ndërkohë Garda Revolucionare Iraniane njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa të ndalen "aktet e agresionit amerikan". Pasdaranët kërcënuan gjithashtu se do të bllokojnë edhe rrugë të tjera strategjike për eksportin e naftës dhe gazit, të cilat "u shërbejnë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre". "Eksportet e naftës dhe gazit ose do të jenë të arritshme për të gjithë, ose nuk do të jenë për askënd", thonë Pasdaranët. Sulmet e tyre shënjestruan objektivat amerikane në Bahrein, Jordani dhe Kuvajt. Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: SHBA lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.4% Vota total: 1918 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

