Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit e dosjes së zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme që akuzohen për tenderin e studimit dhe projektimit të disa komisariateve. Nga 15 të pandehur, vetëm për dy u dha përfundimisht dënim me 6 muaj burg, përkatësisht anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj dhe Elona Kokalari për shkelje të barazisë në tendera. Zyrtarët e tjerë që akuzohen për falsifikim dokumentash dhe shkelje të barazisë në tendera, në përfundim u dënuan disa me punë në komunitet disa me një vit shërbim prove. Trupa gjykuese që shpalli vendimin përbëhej nga Irena Gjoka relatore dhe anëtar Erion Bani dhe Etleva Deda ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Dorina Bejko. LEXO EDHE:Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë në Povelçë, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet në paraburgim pas mbi 4 orësh marrje në pyetje! Në qeli edhe të arrestuarit e tjerë (VIDEO) Për këtë dosje çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është ndarë pasi ai kërkoi të gjykohej me procedurë të zakonshme. Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive. U.D Xh.K Shqiptarja.com TAG: spak Vlore Plarent Ndreca Dorina Bejko etleva deda Erion Bani Irena Gjoka Elona Kokalari Denisa Skenderaj ministria e brendshme GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 17:55
Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 76.3% Të gabuar 20.9% Nuk e di 2.8% Vota total: 177 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

