Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

'Shkelje gjatë procedurës parlamentare', zgjedhja e Genta Bungos si komisionere për Diskriminimin përfundon në Gjykatën Kushtetuese


Pas Avokatit të Popullit, edhe zgjedhja e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi përfundon në Kushtetuese. Ish-kandidatja Rozeta Ivanova ka kundërshtuar zgjedhjen e Genta Bungos vetëm me votat e socialistëve, duke pretenduar shkelje gjatë procedurës parlamentare.

Më 7 maj të këtij viti Genta Bungo mori 83 vota si komisionerja e re për mbrojtjen nga Diskriminimi. Bungo u zgjodh vetëm me votat e socialistëve dhe mes kundërshtive të demokratëve! Por 3 muaj më pas, zgjedhja e saj është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga një tjetër kandidate që synonte postin. Ish-kolegia e Genta Bungos në komisionin e vettingut, Rozeta Ivanova pretendon parregullsi gjatë procedurës së zgjedhjes së Komisioneres dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 7 maj 2026. LEXO EDHE:Nuk arriti të shkonte në maternitet, nëna sjell në jetë foshnjën te Spitali i Traumës! Gëzojnë shëndet të plotë Në fakt sipas Ivanovës ka qenë Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik i cili ka kryer shkelje kushtetuese kur nuk e ka dëgjuar atë në një seance të hapur. Por referuar seancës së datës 8 prill të vitit 2026 Komisioni e kishte ftuar Rozeta Ivanovën për tu dëgjuar por ajo nuk ka marrë pjesë në seancë! Burime pranë Kuvendit thanë se Ivanova kishte lajmëruar Kuvendin për mungesën e saj dhe kishte kërkuar një orë ose ditë tjetër për tu dëgjuar gjë e cila nuk ka ndodhur, ndaj ajo kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Kuvendit për zgjedhjen e Komisionerit. Padia është dorëzuar ditën e fundit të korrikut, ndërsa si relatore është caktuar gjyqtarja kushtetuese Marjana Semini. Fillimisht do të jetë në dorën e Kolegjit të Gjykatës përbërë nga 3 anëtare nëse padia e Ivanovës do të pranohet për shqyrtim në themel, e më pas 8 anëtarët do të vendosin në lidhje me themeli ne çështjes nëse kalon filtrin e parë. Bungo që më herët ka shërbyer si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kandidoi dhe i zuri vendin Robert Gajdës, mandati i të cilit në krye të KMD kishte mbaruar prej 2 vitesh. Emërimi i Bungos, shënon rastin e dytë të kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të një emërimi nga parlamenti në intsitucionet e pavarura. Disa javë më herët vendimin e Kuvendit për Zgjedhjen e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit e kishte kundërshtuar individualisht Adriana Kalaja e cila ishte pjesë e Garës por Gjykata Kushtetuese nuk e kishte pranuar ankimin individual, ndërsa aktualisht, zgjedhja e Shabanit, po shqyrtohet në kushtetuese pas padisë që ka depozituar grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Genta Bungo gjykata kushtetuese Tirane Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi Rozeta Ivanova Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 20/08/2026 11:28 Se gjykata e pranon do te thote se del kunder ligjit .Kuvendi ka nje program te caktuar , kur kjo zonje nuk eshte paraqitur çfar kerkon ? Parlamenti eshte mbi prokuroret . Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4497 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?