SPAK ka shpallur fajtorë 6 zyrtarë të Bashkisë së Divjakës pas hetimeve për akuzat e shkeljes së “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim çështjen ndaj të pandehurve Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.
Dorjan F. Spaho, u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dhe u kërkua dënim fillimisht me 1 vit burgim, e më pas me ulje dënimi në 8 muaj burgim.
Por për Dorjan Spahon do të pezullohet vendimit me burgim, duke kërkuar zëvendësimin me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim, pra 120 orë shërbim prove.
Fajtore, për të njëjtën akuzë, u shpall edhe e pandehura Sara F. Xhepa, për të cilën u kërkua fillimisht dënim me 1 vit burg e më pas 8 muaj.
Sara Xhepa nuk do të bëjë burg, por kërkohet të kryejë 120 orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Po ashtu, të njëjtat kërkesa janë edhe për Roklejd Y. Malko, i cili njësoj si kolegët kërkohet të bëjë 120 orë pune shërbim prove.
Fatos H. Veliu, Elbareta A. Nishica dhe Vojsava I. Leçini u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Fillimisht për ta u kërkua 1 vit burg, më pas 8 muaj, por përfundimisht do të kryejnë shërbim prove dhe për një periudhë kohe prej 16 muajsh të pandehuri të mos kryejnë vepër tjetër penale.
Fatos Veliut, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini gjithashtu u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh. Top Channel

