Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 7 të pandehurit mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një procedurë me kosto rreth 68 milion lekë në kohën kur drejtonte KESH-in. Gjykimi i shkurtuar u pranua për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndërsa u nda çështja ku do gjykohet me procedurë të zakonshme i pandehuri Premtim Dauti. Seancën e ardhshme më 14 shtator prokurori Dritan Prençi do të lexojë konkluzionet përfundimtare për ndaj personave të mësipërm. LEXO EDHE:Gjyqi në GJKKO pa Veliajn e Xoxën, Ndreca mungon, gjobitet me 50 mijë lekë! Valentina Teodoresku caktohet avokate kryesisht, seanca shtyhet më 15 shtator Ndërkohë përveç Benet Becit të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes pasi duhet të marrë parasysh ligjin për dhënie të amnistisë ku përcaktohet sipas tyre të përjashtohen gjithë çështjet penale për veprat e kryera deri më 31 . 5 .2026 dhe që parashikojnë një dënim deri në 3 vite burg. SPAK tha se mbi këtë kërkesë do të mbajë qëndrim me shkrim seancën e ardhshme teksa trupi gjykues tha se mbi këtë kërkesë do të shprehen në vendimin përfundmitar. .------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/Shqiptarja.com TAG: Benet Beci adela ruko Edlira Mitrushi Jonid Kazani Yllka Nishku Rudin Gjoni Premtim Dauti Shkoder spak Dritan Prenci Komento Komente Or tej: 21/07/2026 09:35 Vetem per 700mij euro do harxhojne keto kohe or teeeejjjjj Përgjigju bledi: 20/07/2026 17:17 SI KA MUMDESI QR RRINE NE DETYRA SHTETERORE NJEREZ QE KANE VJEDHUR...VETEM KETU TEK NE MDODHIN KETO GJERA..... Përgjigju Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.5% Nuk e di 8.8% Vota total: 2090 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

