Lajme Zone
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT-së? Afrim Qendro për Report Tv: Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT-së? Afrim Qendro për Report Tv: Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani

Në disa media në Shqipëri, prej mbrëmjes së djeshme dhe sot gjatë ditës, qarkullon një lajm me burime se kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, është shkarkuar nga detyra. Report Tv ka kontaktuar me Qendron, i cili në përgjigje tha se “nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”.

Në disa media në Shqipëri, prej mbrëmjes së djeshme dhe sot gjatë ditës, qarkullon një lajm me burime se kreu i IKMT-së, Afrim Qendro, është shkarkuar nga detyra. Report Tv ka kontaktuar me Qendron, i cili në përgjigje tha se “nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”. Edhe burime për Report Tv nga punonjës në IKMT thonë se drejtori është ende në punë. Këtë e konfirmon edhe angazhimi i tij në rrjetet sociale, ku edhe këtë mëngjes ka postuar punën në terren të inspektorëve. Nuk dihet ende nëse ka një vendim për shkarkimin e tij, që ende nuk i është komunikuar drejtuesit të këtij institucioni, Afrim Qendro, apo nëse është një lajm i rremë. Por, nga verifikimet e deritanishme të kryera nga Report Tv, kreu i IKMT-së vijon në detyrë dhe zyrtarisht në duart e tij nuk ka mbërritur një vendim shkarkimi. LEXO EDHE:Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT shemb 9 objekte (VIDEO) IKMT është institucion qendror buxhetor publik, i cili funksionon nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Report Tv ka pyetur edhe ministrin Ervin Demo, por ende nuk ka një përgjigje. Kreu i IKMT-së emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit përgjegjës. Foto: Postim i Afrim Qendros në Instagram Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: IKMT afrim qendro Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Koli: 13/11/2026 11:28 E sa here e kane shkarkuar kete per shkelje dhe e kane katapultuar ne vend tjeter. Ja pse nuk behet Shqiperia! Përgjigju Sondazhi i ditës:

12 Nëntor, 17:55

Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.8% Të gabuar 24.4% Nuk e di 2.8% Vota total: 1236 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?