Lajme Zone
‘Shkarkimi’ i Ristanit/ Berisha:  Veliaj i hapi betejë Ramës, dëshmi e dobësisë së kryeministrit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

‘Shkarkimi’ i Ristanit/ Berisha: Veliaj i hapi betejë Ramës, dëshmi e dobësisë së kryeministrit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson vendimin e Erion Veliajt për t’i hequr Anuela Ristanit kompetencat për delegimin në Bashkinë e Tiranës si nisjen e një përplasjeje të hapur mes kryebashkiakut dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, momenti i zgjedhur nga Veliaj për të marrë këtë vendim tregon dobësinë e Ramës. LEXO edhe...'Shkarkimi' i Ristanit, Spaho: Përtej përplasjes polit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson vendimin e Erion Veliajt për t’i hequr Anuela Ristanit kompetencat për delegimin në Bashkinë e Tiranës si nisjen e një përplasjeje të hapur mes kryebashkiakut dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, momenti i zgjedhur nga Veliaj për të marrë këtë vendim tregon dobësinë e Ramës. LEXO edhe...'Shkarkimi' i Ristanit, Spaho: Përtej përplasjes politike, Tirana ka nevojë për pastrim! Rama na hiq plehrat “Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t'ia heqin dhe patkonjtë, e kupton vetë. Në qoftë se qytetarët e kanë konstatuar, e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim, që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare në një vilë tjetër qeveritare. Dhe që njofton ndryshime po s'bën dot asnjë ndryshim. S'bën dot asnjë ndryshim. Në këtë kuadër është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij. Nuk mohohet se Gjykata Kushtetuese vlerësoi si antikushtetues procedurën e shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet këshilltarëve bashkiakë socialistë të tij. Por momenti që u zgjodh nga Erion Veliaj për t'i hedhur dorezën dhe për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare është dëshmi e dobësisë ekstreme të Edi Ramës. Dhe pra, gjithçka veprohet në një betejë midis tyre”, tha Berisha. Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët, Berisha tha se viktimë e kësaj përplasje politike janë banorët e Tiranës. “Viktimë janë qytetarët e Tiranës, me keqardhje të madhe. Kam publikuar dje një video të një qytetari ku tregonte se si është transformuar lumi i Tiranës që unë në memorien time nuk e mbaj mend kurrë në atë gjendje të mbushur me të gjitha llojet e plehrave në brigjet e lumit. Pra, në këtë rast kjo Ristani, e cila nuk shkarkohej nga nënkryetare por i hiqeshin të gjitha kompetencat e deleguara, dhe duke mos ia deleguar dinjitetin asaj apo këtij apo atij, i mbante vetë Erion Veliaj duke i thënë Edi Ramës: 'dil në mejdan të tregoj se sa vlen ti", nuk ke punë. Pra, është një zhvillim pozitiv kjo betejë. E quaj pozitiv, se sa më shumë të shkërmoqen, t'i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, aq më shumë e meritojnë”, vijoi Berisha. Lajmi në përditësim... Ora 14:00 Reforma territoriale/ Berisha: Do të bëjmë gjithçka për organizimin e një referendumi Sali Berisha tha se PD do të bëjë gjithçka për mundësinë e organizimit të një referendumi për reformën territoriale, ndërsa mbron propozimin për të paktën 100 bashki.“Ndarja territoriale është një proces i një rëndësie të jashtëzakonshme, mbasi ndarja e Edi Ramës u shndërrua në njëfarë mënyre, bashkë me drogën, në levën e Arkimedit për shpopullimin e Shqipërisë.Dhe për shpopullimin në atë shkallë, dy herë më të fuqishëm sesa i Kosovës nga platforma e Çubrilloviçit.Atëherë, ne po ndjekim çdo hapësirë dhe çdo mundësi për të mbrojtur pikëpamjet tona me 100 bashki, dhe potencialisht edhe 20-30 të tjera në varësi nga konsultat e gjëra që do bëhen në komunitete. Do të shqyrtojmë dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për organizim referendumi. Ju them ju që, reforma territoriale është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, thotë Berisha.Demokratët e kanë kundërshtuar draftin e PS për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive në gjithë vendin. Share Ora 13:55 Berisha për Agasin: Arrestim i negociuar, e çuan në burgun që kontrollohet nga Balla, Mila dhe karteli Çela Arrestimi i Ergys Agasit është i negociuar dhe transferimi i tij në paraburgimin e Bradasheshit shton dyshimet, pretendon kreu i PD-së, Sali Berisha. Sipas tij, burgu kontrollohet nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela, duke thënë se Agasi duhej që të mbahej në kushte sigurie dhe izolimi më të lartë.Berisha thotë se Klani i Troplinëve i hoqi mbrojtjen Agasit dhe se u dërgua në Bradashesh, sepse burgu është si seksion i PS.“E marrin dhe e çojnë në burgun e Bradasheshit. Hajde tani, më thoni ju mua, se a është e negociuar kjo apo jo? E çojnë në burgun që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela. Sepse thuhet se muajin e fundit Troplinët e përzunë, i hoqën mbrojtjen. Pra më thoni mua se, çfarë janë këto? Në vend se të shkojë në qelitë e sigurisë më të lartë, e izolimit më të thellë, shkon tek Taulant Balla dhe Sara Mila. Ata e kanë burgun si repart të tyre, si seksion të PS. Pra, të gjitha këto lënë shumë për të dyshuar. Megjithatë, duke e konsideruar një akt realisht pozitiv arrestimin e tij, iu bëj thirrje agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit të angazhohen në hetimin dhe monitorimin e këtij procesi që është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet partnere dhe NATO-n”, tha Berisha.Ai këmbëngul se kapja e Agasit pas 8 muajsh arrati është bërë me negociatë dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet ta lirojë nga akuzat.“Që në momentin e arrestimit, se ai ka tetë muaj që lëviz lirshëm absolutisht pa asnjë pengesë, lëviz në Durrës, në Xhafzotaj, në vilën e tij në plazh, në Manzë, për hir të të vërtetës edhe në Surrel dhe në hipodromin e tij. Pra, që në fillim lindën dyshime se kemi të bëjmë me një arrestim të negociuar. Qytetarët digjitalë informuan se këto negociata janë realizuar nga Taulant Balla në Elbasan, gjë që duhet hetuar.Ajo që është jashtëzakonisht e rëndë, ajo që fakton dorën e zezë të Edi Ramës, është çlirimi i tij nga akuza e pengmarrjes. Dhe ky është një akt shumë i rëndë. Ergys Agasi është personi i implikuar direkt në organizimin e dy pengmarrjeve. Edi Rama ka urdhëruar që të hiqet termi pengmarrje dhe të quhet heqje lirie. Janë dy kategori, të cilat kanë vepra penale me dallim të madh në penalitete. Në mënyrë qesharake, akuzohet për pabarazi në tendera një njeri që zyrtarisht me ligj, me rregullore nuk ka pasur autoritet për të zhvilluar asnjë tender. Por përkundrazi, ka përdorur dhunën, forcën për të diktuar për shumë e shumë tendera”, vijoi Berisha. Share SI.E./ReportTv.al sali berisha erion veliaj anuela ristani edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5316 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?