Lajme Zone
Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Agron Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2! Ky çmim nuk eksiston në asnjë prej 4 zonave më luksoze italiane
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Agron Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2! Ky çmim nuk eksiston në asnjë prej 4 zonave më luksoze italiane

Një prej politikanëve më të pasur në vend, Agron Shehaj në deklaratën e pasurisë së vitit të kaluar ka deklaruar shitjen për 15 milionë euro të një trualli plus ndërtesë 251 m2. Në një video reagim ai nuk tregon vendndodhjen e vilës e cila do të mundësonte verifikimin e çmimit. Report Tv kontaktoi me agjenci imobiliare në zonat më të shtrenjta të Italisë, që konfirmojnë se është gati e pamundur që 251 metra katrorë vilë e truall të jetë shitur plot 15 milionë euro.

"Kjo është vila ime e plazhit në Itali që kam shitur 15 milionë euro", Kështu e niste videon e shkurtër më pak se një minutë, të publikuar në rrjetet sociale, deputeti Agron Shehaj që mëtoi dje të kundërshtonte një pikëpyetje të madhe që ngritën disa politikanë e media se si ai kishte mundur të shiste një sipërfaqe truall dhe ndërtesë, gjithsej vetëm 251 m2, për një vlerë të jashtëzakonshme prej 15 milionë eurosh. Të paktën kështu pretendon vetë Shehaj në deklaratën e pasurisë. Fotoja e nxjerrë nga Shehaj si vila e tij në ItaliNë reagim kreu i Partisë Mundësia, një prej politikanëve më të pasur në vend, përveçse tregon një foto të familjes së tij përpara një muri, dhe thotë se pas ndodhet vila në bregdet në Itali, nuk jep asnjë detaj tjetër për këtë ndërtesë që ka merituar një çmim të tillë. LEXO EDHE:Dokumenti/ Agron Shehaj e bleu 2.9 milionë euro vilën në Itali të cilën pas 4 vitesh e shiti 15 milionë euro! Tani ia “dyfishoi” sipërfaqen për të provuar të justifikojë çmimin Shehaj flet në mënyrë të përgjithshme dhe nuk tregon vendin ku ndodhet kjo pasuri e paluajtshme, duke penguar kështu mundësinë që të vërtetohet se sa mund të jetë shitur realisht ajo vilë. Po pse Agron Shehaj nuk tregon vendin ku ndodhet vila?! A ka ajo një dalje direkte në det në një nga perlat e bregdetit italian? Pse nuk thotë se sa prej 251 metrave katrorë janë ndërtesë dhe sa sipërfaqe toke? Përgjigjet në fakt mund t’i japë një investigim që shqiptarja.com ka bërë, duke kontaktuar me agjencitë imobiliare që sheshin në 4 prej zonave me luksoze të Italisë, ku pasuritë e paluajtshme kanë vlerën më të madhe. 15 milionë euro për një vilë prej vetëm 251 m² përfaqëson një çmim ekuivalent me rreth 60,000 euro/m², nëse ajo do të ishte e gjitha ndërtesë. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, shumë më e lartë se çmimet mesatare edhe të vendeve më të shtrenjta bregdetare italiane. Në një rast të tillë, megjithatë, çmimi nuk varet vetëm nga 250 m² e vilës: ajo që ka më shumë rëndësi është toka, vendndodhja buzë detit, qasja private, një pishinë, privatësia dhe veçantia e pronës.Por çfarë ndodh në zonat elitë të bregdetit italian?! Sa janë çmimet për metër katror në zona si e magjishmja Costa Smeralda në Porto Cervo, Portofino apo edhe në të Capri e Forte dei Marmi? Porto Cervo / Costa SmeraldaNë vitin 2026, tregu premium i Costa Smeralda do të arrijë 47,000 euro/m² për pronat më të mira; çmimet mesatare në segmentin luksoz janë rreth 28,000–33,000 euro/m². Një vilë e jashtëzakonshme, direkt në det, me sipërfaqe toke të madhe shoqëruese dhe një vendndodhje të pakrahasueshme, mund të arrijë 15 milionë euro edhe me 251 m² hapësirë ​​të brendshme. Por Shehaj thotë se vila e tij ishte gjithsej 251 m2, pra edhe ndërtesa edhe trualli. PortofinoÇmimet mesatare të kohëve të fundit janë rreth 23,000 €/m², me kulme për pronat buzë ujit prej rreth 31,500 €/m². Megjithatë, për të arritur 15 milionë € për 250 m², do të nevojitej një pronë vërtet unike, ndoshta me sipërfaqe toke të madhe, pamje dhe qasje në det. CapriPronat më ekskluzive me pamje nga deti mund të kalojnë 30,000 €/m². Një vilë ikonike, me një kopsht të madh dhe një vendndodhje në Faraglioni ose në Marina Piccola, mund të arrijë 15 milionë €, megjithëse 60,000 €/m² vetëm për zonën e banimit do të ishte ende një vlerë e jashtëzakonshme. Forte dei Marmi, veçanërisht Roma ImperialeE pamundur nëse vila është vërtet vetëm 250 m² dhe nuk ka një truall shumë të madh toke. Forte dei Marmi është aktualisht vendpushimi italian me çmimin mesatar më të lartë të përgjithshëm për shtëpitë e pushimit, rreth 2.1 milionë euro, dhe vetëm vilat më të mira me parqe të mëdha përreth mund të kalojnë 10 milionë euro. Por Agron Shehaj në videon e tij të shkurtër, përveçse merret me akuza ndaj mediave, nuk tregon asnjë detaj. Nëse vila e tij e ‘artë’ ndodhet në një prej këtyre vendeve ekskluzive apo a ka dalje të veçantë në det?! Nëse do të donte vërtetë ta bënte transparencën, deputeti do të duhej t’i kishte publikuar këto të dhëna! Arsyen pse nuk e ka bërë e di ai. Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë të pasurisë së Agron Shehajt K.T./Shqiptarja.com TAG: agron shehaj Partia Mundësia deklarata e pasurise Komento Komente Nurian: 15/07/2026 17:06 Amund te hetohete agron shehaj re le mandati Përgjigju Ter: 15/07/2026 09:48 Nje gje nuk kuptoj....kjo eshte pune e Autoriteve Italiane....ju ckeni...apo e ndrutet ju...nese keni dyshime denonconi ne Karabinieri ose Inposte Përgjigju Miku: 15/07/2026 11:36 Ate mendova edhe une. Por besoj, ne politike, demaskimi ne Shqiperi vlen me shume se denimi. Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.4% Të gabuar 86.1% Nuk e di 3.5% Vota total: 2882 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?