Lajme Zone
Shitet për 14.7 milion dollarë piktura e artistes së famshme, vepra e vitit 1960 thyen rekordin në ankand
KulturëGazeta Tema

Shitet për 14.7 milion dollarë piktura e artistes së famshme, vepra e vitit 1960 thyen rekordin në ankand

Një pikturë e artistes japoneze Yayoi Kusama është shitur për një shumë rekord në ankandin e organizuar nga shtëpia prestigjioze Sotheby's në Nju Jork.

Një pikturë e artistes japoneze Yayoi Kusama është shitur për një shumë rekord në ankandin e organizuar nga shtëpia prestigjioze Sotheby's në Nju Jork.

Vepra me titull “No. 3P.B.”, e realizuar në vitin 1960, arriti çmimin prej 14.7 milionë dollarësh, duke vendosur një rekord të ri për krijimtarinë e artistes.

Shitja u zhvillua më 16 nëntor, gjatë ankandit të artit modern dhe bashkëkohor. Piktura kishte një vlerësim paraprak prej 10 deri në 15 milionë dollarësh, ndërsa gara mes blerësve zgjati katër minuta dhe përfshiu 10 oferta.

Piktura është pjesë e serisë së njohur “Infinity Nets”, një prej cikleve më të rëndësishme të krijimtarisë së Kusamës. Ajo paraqet një sipërfaqe të madhe në ngjyrë të kuqe, të mbuluar me mijëra motive të vogla dhe të përsëritura, të krijuara përmes goditjeve të penelit.

Me një lartësi prej rreth 1.6 metrash, vepra ka edhe një rëndësi të veçantë historike. Ajo u ekspozua në Muzeun Whitney të Artit Amerikan në vitin 1961, në një prej prezantimeve të para institucionale të artistes në Shtetet e Bashkuara.

Rekordi i mëparshëm për një vepër të Kusamës ishte 10.5 milionë dollarë, i vendosur në vitin 2022 në një ankand të organizuar nga Phillips.

Kjo shitje e re konfirmon interesin e madh të koleksionistëve për veprat e hershme të artistes japoneze, e cila u bë një prej emrave më të njohur të artit bashkëkohor në botë. Ağustos ayında 97 yaşında vefat eden Japon sanatçı Yayoi Kusama’nın 1960 tarihli ‘No. 3P.B.’ adlı tablosu, Sotheby’s New York müzayedesinde komisyonlarla birlikte 15,1 milyon dolara satıldı. Sanatçının ikonik ‘Sonsuzluk Ağı’ serisinden olan eser, Kusama için yeni bir müzayede rekoru kırdı.

— Karar Haber (@KararHaber) November 17, 2026