Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shiste drogë në afërsi të një shkolle/ Pranga 35-vjeçarit në Tiranë, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Kombinat, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle, kapën në flagrancë shtetasin 35 vjeç.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe mjete për ndarjen e tyre në doza. Nga informacionet e siguruara dhe veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, si dhe në ambiente të tjera në Kombinat./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Drogëshkolle