Lajme Zone
Shisnin kokainë e kanabis, dy në pranga në Tiranë! Dozat e drogës të fshehura edhe në kuti shkrepësesh
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shisnin kokainë e kanabis, dy në pranga në Tiranë! Dozat e drogës të fshehura edhe në kuti shkrepësesh

36-vjeçarit iu gjetën kokainë e kanabis në makinë dhe në shtëpinë e tij. Gjithashtu, në automjet mbante edhe një pistoletë me zara metalikë. Edhe 50-vjeçarit iu gjetën doza kokaine, të gatshme për shitje

Një 36-vjeçar dhe një 50-vjeçar janë arrestuar në Tiranë për shitje droge. 36-vjeçarit iu gjetën kokainë e kanabis në makinë dhe në shtëpinë e tij. Gjithashtu, në automjet mbante edhe një pistoletë me zara metalikë. LEXO edhe...E fshehur brenda çantës në derën e pasme të furgonit, kapet 1 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit! Arrestohet 56-vjeçari (EMRI) Edhe 50-vjeçarit iu gjetën doza kokaine, të gatshme për shitje. Pamjet e policisë tregojnë edhe kokainën e vendosur brenda kutive të shkrepëseve. Policia ka sekuestruar drogën, makinat dhe celularët e tyre. Njoftimi i plotë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Variety”. Goditen nga Forca “Shigjeta”, 2 raste të tjera shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Njëri prej tyre, gjithashtu lëvizte me armë, pa leje, në automjet. Sekuestrohen arma (pistoletë, me zara metalikë), sasi dhe doza të lëndëve narkotike, si dhe automjetet dhe celularët e të arrestuarve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, si rezultat i kontrolleve permanente, të kryera me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur ose transportojnë lëndë narkotike, me qëllim shitjen, finalizuan operacionin e koduar “Variety”. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit R. S., 36 vjeç dhe I. S, 50 vjeç, të dy banues në Tiranë. -Nga kontrolli fizik, si dhe nga kontrollet në banesë dhe në automjetin që 36-vjeçari drejtonte në rrugën “Njazi Meka”, u gjetën sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Gjithashtu, në automjet iu gjet 1 armë imituese e armës së zjarrit pistoletë, me zara metalikë. -Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 50-vjeçari, në bulevadin “Zogu i Parë”, u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al Tirane kokaine kanabis Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.7% Veliajn 24.8% Asnjërin 20.5% Vota total: 464 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?