Në vitin 2017, Engrid Henaj u përjashtua nga Policia e Shtetit pasi u arrestua mbi dyshime për vjedhje. Si efektiv e mbylli pa lavdi, por edhe si qytetar, vite më vonë, 39-vjeçari u përfshi në paligjshmëri, edhe më keq. Emri i tij është në mesin e 52 personave që Antidroga e Tiranës ka identifikuar si shpërndarës të lëndëve narkotike. Roli i ish-policit, siç thonë burimet, ishte ndër më kryesorët për shpërndarjen e lëndëve narkotike, dyshime të dokumentuara këto me prova ligjore. Në pranga ra edhe furnitori kryesor, Ferit Xhani, 36 vjeç, i njohur për policinë, me precedent penal po për drogë dhe plagosje. Ishte një hetim 4 mujor që zbuloi disa grupe të shitjes së drogës, kryesisht pranë shkollave. Në disa raste policia arriti të filmojë me dron, dorëzimin e dozave te dyert e shkollave, edhe fëmijëve të mitur. Në disa raste u bënë edhe blerje të simuluara. LEXO EDHE:Pacienti 40 vjeçar vdes tek 'Nënë Tereza', dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT) Droga shpërndahej pranë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, ndër to “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Cajupi”, Ekonomiku profesional dhe “Hoteleri Turizmi.” Por harta e shpërndarjes së drogës është e zgjeruar thuajse në të gjithë Tiranën, pranë qendrës, në Unazën e Mesme e deri në periferi. Që mos të binin në sy të policisë, shpërndarësit provuan disa mënyra kamuflimi. Monopatinat, të cilat prej 1 viti ndalohen vetëm në letër, përdoreshin për të dërguar “porositë” e drogës. Më tej, skema klasike vijonte përmes taksive dhe motorëve të picave apo delivery. Nga 52 urdhër-arreste me vendim gjykate, 31 u ekzekutuan, ndërsa 14 u shpallën në kërkim. Më herët, thotë policia, si pjesë e të njëjtit hetim, u arrestuan edhe 7 të tjerë. Grupet shisnin lloje të ndryshme narkotikësh, të cilat u sekuestruan gjatë ekzekutimit të operacionit “Shkolla të Pastra”. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë për të garantuar sigurinë e fëmijëve. Emrat e të arrestuarveGenti JaupiEndrit BallaEduart OleffBledar KasaErlind VlashiDenis ShotiArmando KoçiErnest HamollariJanaq NakuçiShpëtim ÇiçikuEngrid HenajEnis MaliqajFranci PapajaniKlement MetallariRam TafajKlajdi MalajIsuf DineFerit XhaniBestar MalajIgli AvxhiArnold LilaSefer AllushiElton TolaArbias PrengaVilson MeteDurim MatjaEljado PrendajArmando KuqiTaulant AlstafaVolf Ramadani7 personat e arrestuar më herëtKsainel CakaGezim MuhametiZhuljan PrenciErald TafaniDarlin ShahinasDonaldo FrateMarin Tabaku U sekuestruan1,75 kg heroinë1.265 gramë kokainë685 gramë kanabis1 pistoletë90 fishekë2 peshore elektronike12 automjete35 telefona celularë-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:06 Pjesë e rrjetit të drogës në Tiranë, Report Tv siguron fotot e furnitorit dhe ish-policit Report Tv ka siguruar fotot e Ferit Xhanit dhe Engrid Henajt, furnitorit dhe ish-efektivit të policisë të përfshirë në rrjetin e shpërndarësve të drogës që vepronin në shkollat e Tiranës.Xhani, me mbiemrin ‘Luzi’ ka precedentë penalë për drogëndhe plagosjen.Henaj është përjashtuar para disa vitesh nga policia për vjedhje. Dyshohet se në grupin e shpërndarësve kishte një rol të rëndësishëm. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:21 Operacioni antidrogë në Tiranë, mes të arrestuarve furnizuesi dhe ish-polici! Ishte përjashtuar para disa vitesh prej 'bluve' pas arrestimit për vjedhje Grupet kriminale kishin shtrirë aktivitetin në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik.Shpërndarësit dyshohet se furnizonin me lëndë narkotike edhe persona të mitur. Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”, kishte rolin e furnizuesit, sipas hetimeve. Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen.Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:13 Operacioni i Policisë kundër shitjes së drogës në shkollat e Tiranës, Demo: Prioritet për sigurinë e fëmijëve tanë Operacioni “Shkollat e pastra” ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore.Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vlerësoi operacionin e fundit të Policisë së Shtetit, duke theksuar bashkëpunimin me Prokurorinë, hetimin profesional dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit.“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale.Ai theksoi se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin.“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Marin Tabaku Donaldo Frate Darlin Shahinas erald tafani Zhuljan Prenci gezim muhameti Ksainel Caka Volf Ramadani Taulant Alstafa armando kuqi Eljado Prendaj Durim Matja Vilson Mete Arbias Prenga Elton Tola Sefer Allushi Arnold Lila Igli Avxhi Bestar Malaj Ferit Xhani Isuf Dine Klajdi Malaj Ram Tafaj Klement Metallari Franci Papajani Enis Maliqaj Engrid Hënaj Shpëtim Çiçiku Janaq Nakuçi Ernest Hamollari Armando Koçi Denis Shoti Erlind Vlashi Bledar Kasa Eduart Oleff Endrit Balla shkolla Genti Jaupi Tirane droge Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Aleks: 27/09/2026 13:40 Po ndoj leke a sekuestruan? Përgjigju Besnik: 27/09/2026 12:09 Kjo duhet bere ne gjithe shkollat e vendit Përgjigju Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.7% Jo 38.8% Disi 6.5% Vota total: 1363 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
