Lajme Zone
Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit nga ambasadori i BE-së, zotohet për avancim të reformave
PolitikëTelegrafi

Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit nga ambasadori i BE-së, zotohet për avancim të reformave

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, të cilin e priti në takim.

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, të cilin e priti në takim.Në njoftim Presidenca tha se Shiroka-Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave. “Ajo theksoi se Kosova është vend proeuropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve europiane”, thuhet në njoftim.Presidenca tha se ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka-Pula për qasjen e saj “konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës”.Shiroka-Pula vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës europiane të vendit.